Tuesday, December 16, 2014

Kontribues në projekt: Jetnor Kasmi

Jetnor Kasmi ka ndjekur studimet në UWC Red Cross Nordic nga 2010 në 2012. Ai, ndryshe nga Sara e Lirimi, pranoi të kontribuonte në projekt nëpërmjet një eseje të shkruar në lëndën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në nivel universitar. Tema e esesë së shkruar prej Jetnorit ka të bëjë me të drejtat e anëtarëve të komunitetit Rom në Ballkan.



Gjatë shkrimit të esesë, Jetnorit iu desh të përkthente mjaft burime shqiptarë në anglisht. Jetnori përdori motore kërkimi online për burime akademike, si Google Books dhe Jstor. Duke qenë se mjedisi ku Jetnori zhvilloi këtë punim ishte ai universitar, atij iu desh të mbështetej më tepër në punën e pavarur, sesa ne mbikqyrjen e profesorëve. Ai vijon duke thënë se kjo punë e tij u prit mjaft mirë.

Jetnori nuk kërkoi asistencën e Komitetit Kombëtar Shqiptar të UWC për disa arsye. Së pari, kjo punë e tij u shkrua në universitet dhe Jetnori vijon më tej duke thënë se "nuk besoj se duhet të mbështetemi te Komiteti për çshtje të tilla."



Jetnori inkurajon ndërmarrës të tjerë të kësaj nisme që të thellohen në tematika të vendit të tyre, të konsultohen  me burime të ndryshme dhe shmangin anshmërinë.

No comments:

Post a Comment