Tuesday, December 16, 2014

Kontribuese në projekt: Sara Furxhi

Sara Furxhi është ish-studente e UWC Adriatic nga 2011 në 2013. Sara qe ndër të parat që u shpreh e gatshme të kontribuonte përshtypjet e saj mbi shkrimin e punës. Pyetja së cilës ajo tentoi t'i përgjigjej në ese qe: "Deri në ç' pikë mund të konsiderohet përdorimi i terrorit si instrument i suksesshëm politik gjatë sundimit të Enver Hoxhës nga 1943 në 1985?"

Sara rrëfen se formati i Esesë së Zgjeruar dhe fakti se kërkohet për të marrë diplomën e IB e bëri të merrte përsipër një temë që përndryshe nuk do ta kishte eksploruar. Sara pohon se si pasojë e respektimit të formatit të Esesë, iu desh të kufizonte gjerësinë e temës. Sara vijon duke thënë se aspekti i esesë ndaj së cilit ajo ndjeu se përfitoi më shumë qe ajo e intervistave ballë për ballë me personazhe të përfshirë në rrjedhën e ngjarjeve, të cilat Sara analizoi. Burimet që Sara gjeti gjatë punës qenë "mjaft të modifikuara," siç pohon ajo vetë, burime mjaft të çmuara për shkrimin e saj qenë bisedat me personazhe kyçe të temës.

Sara nuk kërkoi ndihmën e Komitetit Kombëtar Shqiptar të UWC gjatë shkrimit të Esesë së Zgjeruar, megjithatë pohon se nëse do ta kishte bërë arsyeja do të kishte qënë ajo e kredencialeve që do ta lehtësonin procesin e kërkimit në arkiva dokumentesh. Sara e mbyll duke këshilluar ndërmarrësit e tjerë të nismës së shkrimit të Esesë së Zgjeruar të mos bien pre e temave të shqyrtuara gjerësisht, por të "nxjerrin në sipërfaqe" ato të pazbuluara e disi të lëna në harresë.

No comments:

Post a Comment