Tuesday, December 16, 2014

Kontribues në projekt: Jetnor Kasmi

Jetnor Kasmi ka ndjekur studimet në UWC Red Cross Nordic nga 2010 në 2012. Ai, ndryshe nga Sara e Lirimi, pranoi të kontribuonte në projekt nëpërmjet një eseje të shkruar në lëndën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në nivel universitar. Tema e esesë së shkruar prej Jetnorit ka të bëjë me të drejtat e anëtarëve të komunitetit Rom në Ballkan.



Gjatë shkrimit të esesë, Jetnorit iu desh të përkthente mjaft burime shqiptarë në anglisht. Jetnori përdori motore kërkimi online për burime akademike, si Google Books dhe Jstor. Duke qenë se mjedisi ku Jetnori zhvilloi këtë punim ishte ai universitar, atij iu desh të mbështetej më tepër në punën e pavarur, sesa ne mbikqyrjen e profesorëve. Ai vijon duke thënë se kjo punë e tij u prit mjaft mirë.

Jetnori nuk kërkoi asistencën e Komitetit Kombëtar Shqiptar të UWC për disa arsye. Së pari, kjo punë e tij u shkrua në universitet dhe Jetnori vijon më tej duke thënë se "nuk besoj se duhet të mbështetemi te Komiteti për çshtje të tilla."



Jetnori inkurajon ndërmarrës të tjerë të kësaj nisme që të thellohen në tematika të vendit të tyre, të konsultohen  me burime të ndryshme dhe shmangin anshmërinë.

Kontribues në projekt: Lirim Veliu


Lirim Veliu frekuentoi UWC Mostar nga 2010 në 2012 dhe vjen nga Komiteti Kombëtar i Kosovës. Eseja e tij lidhet me çështjen e strehimit të hebrejve gjatë Luftës së II Botërore. Pyetja që ai shtroi qe "Cilët faktorë përcaktuan fatin e hebrejve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore?"

Lirimi rrëfen se zgjodhi këtë temë për shkrimin e Esesë së Zgjeruar, sepse u habit mjaft në ndeshjen me 
çështjen dhe për më tepër me faktin që strehimi i hebrejve në Shqipëri nuk njihej në historinë botërore. Një tjetër faktor që ndikoi në zgjedhjen e kësaj teme nga Lirimi qe fakti se ajo pasqyronte edhe marrëdhënie miqësore mes një populli me shumicë myslimane, shqiptarëve, dhe popullit hebre. 


Lirimi përdori mjaft libra të motorit të kërkimit Google (Google Books) dhe nuk arriti të gjente mjaft burime informacioni. Libri më i çmuar për Esenë e Zgjeruar të Lirimit ishte "Hebrejtë në Shqipëri gjatë shekujve" nga Apostoli Kotoni. Edhe mbikëqyrësi i punës së Lirimit e ndihmoi shumë në punën e tij.
Ai është i kënaqur me punën e tij në Esenë e Zgjeruar.

Kontribuese në projekt: Sara Furxhi

Sara Furxhi është ish-studente e UWC Adriatic nga 2011 në 2013. Sara qe ndër të parat që u shpreh e gatshme të kontribuonte përshtypjet e saj mbi shkrimin e punës. Pyetja së cilës ajo tentoi t'i përgjigjej në ese qe: "Deri në ç' pikë mund të konsiderohet përdorimi i terrorit si instrument i suksesshëm politik gjatë sundimit të Enver Hoxhës nga 1943 në 1985?"

Sara rrëfen se formati i Esesë së Zgjeruar dhe fakti se kërkohet për të marrë diplomën e IB e bëri të merrte përsipër një temë që përndryshe nuk do ta kishte eksploruar. Sara pohon se si pasojë e respektimit të formatit të Esesë, iu desh të kufizonte gjerësinë e temës. Sara vijon duke thënë se aspekti i esesë ndaj së cilit ajo ndjeu se përfitoi më shumë qe ajo e intervistave ballë për ballë me personazhe të përfshirë në rrjedhën e ngjarjeve, të cilat Sara analizoi. Burimet që Sara gjeti gjatë punës qenë "mjaft të modifikuara," siç pohon ajo vetë, burime mjaft të çmuara për shkrimin e saj qenë bisedat me personazhe kyçe të temës.

Sara nuk kërkoi ndihmën e Komitetit Kombëtar Shqiptar të UWC gjatë shkrimit të Esesë së Zgjeruar, megjithatë pohon se nëse do ta kishte bërë arsyeja do të kishte qënë ajo e kredencialeve që do ta lehtësonin procesin e kërkimit në arkiva dokumentesh. Sara e mbyll duke këshilluar ndërmarrësit e tjerë të nismës së shkrimit të Esesë së Zgjeruar të mos bien pre e temave të shqyrtuara gjerësisht, por të "nxjerrin në sipërfaqe" ato të pazbuluara e disi të lëna në harresë.

Monday, December 15, 2014

UWC Microgrant Project

Ky projekt filloi nga një nismë e propozuar nga Komiteti Kombëtar i UWC Albania më shkurt 2014. Microgranti është një shumë e vogël parash që Komiteti lëshon ndaj çdo studenti që ndërmerr një nga nismat e mëposhtme:

  • Javë projekti në Shqipëri
  • Stazh/Projekt veror në Shqipëri
  • Kërkim lidhur me Esetë e Zgjeruara (Extended Essays) të shkruajtura nga ish-studentë të UWC në kolegjet përkatëse, të cilat ndjekin programin IB (International Baccalaureate)
Unë zgjodha të fundit dhe me ndihmën e gatishmërinë e Sara Furxhisë (UWC Adriatic '13), Jetnor Kasmit (UWCRCN '12) dhe Lirim Veliut (UWC Mostar '12), arrita ta shndërroja projektin në realitet. Këtu do të dokumentoj procesin e punimit për projektin.

---

This project started as an initiative of the Albanian UWC National Committee in February 2014. The microgrant consists of a small sum that the Committee gives to any student pursuing any of the following:



  • Project week in Albania
  • Summer internship/project in Albania
  • Research regarding Extended Essays written by UWC alumni in the specific colleges they have attended
I chose the last one and with the help and readiness of Sara Furxhi (UWC Adriatic '13), Jetnor Kasmi (UWCRCN '12) and Lirim Veliu (UWC Mostar '12), I managed to make the project possible. In this blog, I plan to document the work process of this project.